Ambasadori gjerman i ofron bashkëpunim Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës

06 shkurt 2020 | 16:33

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt.

Në këtë takim, Quni ka shprehur falënderimin e tij për popullin dhe Qeverinë e Gjermanisë për gjithë ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën dhe për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndërsa diplomati gjerman i ka uruar detyrën e re ministrit Quni.  Më tutje, ai ka konfirmuar qëndrimin e Gjermanisë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit si dhe konkretizimin e aktiviteteve dhe shkëmbimeve të përvojave të përbashkëta në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot e ka…