Ambasadori gjerman ia dorëzon Kurtit ftesën e Merkelit për vizitë në Gjermani

08 shkurt 2020 | 19:22

Të shtunën, kancelarja gjermane Angela Merkel, ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti.

Merkel me këtë rast e ka ftuar Kurtin për vizitë në Gjermani.

Ftesën gjatë ditës edhe zyrtarisht ia ka dërguar Kurtit, ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter,  Heldt ka thënë se është i lumtur që personalisht po ia dorëzon këtë ftesë Kurtit.

Ambasadori gjerman ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë zhvillim duke përmendur luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe në fund edhe përmbylljen e dialogut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lipjani ka shënuar fitore ndaj Feronikelit si mysafir me rezultat…