Ambasadori gjerman në Beograd me porosi për dialogun e Brukselit

11 dhjetor 2018 | 08:21

Thomas Schieb, ambasadori i Gjermanisë në Serbi, ka thënë se pa u pajtuar mes vete popujt e ish-Jugosllavisë nuk ka të ardhme për rajonin.

Schieb ka dhënë një intervistë për “Danas” në Serbi, ku ka folur edhe për raportet e Kosovës dhe Serbisë, transmeton “Klan Kosova”.

Ambasadori ka thënë se fatkeqësisht situata momentale është mjaft e tendosur, por shton se është më rëndësi që të dyja palët të përmbahen dhe t’i rinisin bisedimet.

“Ndoshta, duket se dialogu mes presidentëve Vuçiq e Thaçi ka hyrë në qorrsokak, besoj se arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës është e mundshme. Sipas mendimit tim, tani është me rëndësi që të dyja palët të përqendrohen sërish në tema thelbësore që janë të rëndësishme për përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë dhe në Serbi. Që të bisedohet hapur për mendime të ndryshme dhe në fund të gjendet zgjidhja. Shumë më e rëndësishme sesa vetë shpejtësia është që marrëveshja përfundimtare të jetë e qëndrueshme, që të jetë e zbatueshme dhe të pranohet nga të gjithë”, tha Thomas Schieb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkia e Korçës ka postuar disa fotografi në faqen e…