Ambasadori gjerman përkrah kthimin e të zhvendosurve në Kosovë

09 korrik 2021 | 12:31

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka deklaruar se e drejta për t’u kthyer në shtëpi është e drejtë themelore e njeriut.

Përmes një postimi në “Twitter”, ai ka shkruar se shteti gjerman për shumë vite ka përkrahur kthimin e personave të zhvendosur në Kosovë.

“Ne e kemi përkrahur kthimin e personave të zhvendosur në Kosovë për shumë vjet. E drejta për t’u kthyer në shtëpinë tënde është një e drejtë themelore e njeriut! Besoj fuqishëm se këto vendime personale kanë nevojë për përkrahje të plotë dhe të papolitizuar nga të gjitha degët e qeverisë dhe nga të gjitha komunitetet e përfshira”, ka shkruar Rohde.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë…