Ambasadori Hill: Asociacioni, test serioz për bashkësinë ndërkombëtare

08 mars 2023 | 14:45

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Serbi, Christopher Hill, ka folur sërish rreth takimit të 18 mars që pritet të ndodhë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Hilli ka thënë se bisedimet janë duke shkuar në drejtimin e duhur. Diplomati amerikan, ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe po shihet si një test serioz për bashkësinë ndërkombëtare, shkruan gazeta “Danas”.

“Mendoj se po ecën në drejtimin e duhur, por duhet të presim e të shohim sepse askush nuk është pajtuar ende për diçka. Nuk do të doja të flisja për çështje specifike dhe afate kohore, mendoj se është e rëndësishme që çështjet të zgjidhen, që pas 10 viteve Asociacioni i komunave me shumicë serbe të formohet më në fund dhe se shumë njerëz këtë e shohin si test të asaj se sa serioz është komuniteti ndërkombëtar për zgjidhjen e kësaj çështje dhe unë mund të them se janë. Duhet vetëm durim”, ka thënë Hilli.

Më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kurti dhe Vuçiqi do të diskutojnë zbatimin e planit evropian.

Në takimin e 27 shkurtit, ata kishin rënë dakord për ta pranuar këtë plan.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar se ishte i gatshëm ta nënshkruante por nuk ishte e gatshme pala serbe që ta bënte një gjë të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes një shkrese drejtuar trupit gjykues, mbrojtja e Rexhep Selimit,…