Ambasadori amerikan kërkon punësime në bazë meritash

28 mars 2019 | 17:29

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Philip Kosnett, ka mbështetur shtytjen e Britanisë së Madhe për punësimin me bazë meritash në Kosovë, duke thënë se kjo çështje është kritike për të siguruar prosperitet për Kosovën.

“Mbështesim plotësisht shtytjen e Mbretërisë së Bashkuar për punësimin me bazë meritash – kjo çështje është kritike për të siguruar prosperitet për Kosovën”, ka shkruar Kosnetti në llogarinë e vet në “Twitter”.

Ambasada britanike përmes një reagimi për medie ka shprehur zhgënjimin lidhur me vendimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të datës 28 shkurt, për mosvotimin e asnjërit prej kandidatëve të rekomanduar nga partneri zbatues i Projektit të rekrutimit në pozitën e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZrRE).

“Dështimi i deputetëve të votojnë njërin nga kandidatët e rekomanduar, ka rezultuar me ri-shpalljen e konkursit për këtë pozitë. Andaj, ne publikisht njoftojmë se projekti ynë nuk do të mbështesë ri-përsëritjen e procesit rekrutues për pozitën e njëjtë të kryesuesit të Bordit të ZRrE-së. Ambasada Britanike është shumë e kujdesshme se si i shpenzon paratë e taksa-paguesve Britanikë. Ne nuk do të financojmë procese rekrutuese shtesë, kur nuk ka arsye përse ato të përsëriten përveç mungesës së vullnetit për të emëruar kandidatë të përgatitur”, është thënë në reagimin e kësaj ambasade.

Ambasada britanike ka theksuar se kandidatët e rekomanduar ishin përzgjedhur përmes një procesi të mirëstrukturuar, profesional dhe meritokratik.

Në rastin e Komisionit për ndihmë shtetërore, Ambasada e Britanisë së Madhe, ka theksuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë emëruar pesë kandidatët e rekomanduar nga partneri zbatues.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka, një ndërtesë është përfshirë nga…