Ambasadori i Britanisë thotë se do ta mbështesin Kosovën në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar

24 prill 2024 | 16:21

Në kuadër të angazhimeve që dalin nga fushëveprimtaria e angazhimeve të tij, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i prirë nga kryetarja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, priti të mërkurën në takim njohës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Kryetarja e Komisionit, Kryeziu-Hyseni, ambasadorit Hargreaves i uroi mirëseardhje dhe suksese në punën e tij të re, ndërkaq, vuri në vëmendje marrëdhëniet tradicionalisht të shkëlqyera ndërmjet dy shteteve.

Ajo u shpreh e bindur se këto raporte do të fuqizohen edhe më tej, pasi që ato, tha ajo, burojnë nga një miqësi tashmë e dëshmuar dhe e kalitur me dekada.

Ngjashëm u shprehën edhe anëtarët e tjerë të komisionit, të cilët u angazhuan që bashkëpunimi i gjertanishëm të avancohet edhe në fusha të tjera, siç janë, ekonomia, kultura dhe arsimi.

Ambasadori Hargreaves, nga ana e tij, pasi falënderoi për pritjen, u shpreh i bindur se marrëdhëniet ndërshtetëror do të vazhdojnë dhe thellohen edhe më tej në një frymë miqësore.  Ai, po ashtu rikonfirmoi se, mbështetja ndaj Kosovës do të jetë e sinqertë dhe e pa kursyer, deri në integrimin e plotë në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur të…