Ambasadori i Kosovës në ShBA takohet me Bidenin në Shtëpinë e Bardhë

01 korrik 2022 | 18:33

Ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, është takuar me presidentin e Amerikës, Joe Biden.

Dugolli me anë të një postimi në “Twitter” ka bërë me dije se është krenar për lidhjen unike që është në mes dy vendeve.

“Krenar për lidhjen unike mes dy vendeve tona. Mirënjohës që miqësia e qëndrueshme mes popujve tanë përcaktohet dhe ushqehet nga vlera të përbashkëta. Të përkushtuar për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-SHBA  dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, ka shkruar Dugolli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U20 e Kosovës në hendboll ka nisur të hënën…