Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj rezulton pozitiv me Covid-19

08 dhjetor 19:57

Ambasadori i Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me Covid-19, raporton “Epoka e re”.

Më posht mund ta lexoni postimin e plotë të Dedajt:

Te dashur familjare, miq dhe bashkepuntore!

Pas analizave te bera ne njeren nder Klinikat e Shkupit, rezultova POZITIV me COVID-19!

Kjo ishte me se e pritur, ngase qe nga shfaqja e kesaj pandemie, as kur ishte ore policore dhe as gjendje e jashtezakonshme, edhe gjate te shtunave dhe te dielave, ne Republiken e Maqedonise se Veriut, per asnje dite as ore, nuk e ndalem punen ne ambasaden e RKS, ne Shkup, per te qene afer nevojave te qytetarve tane, te semure, te vdekur ne spitalet e Shkupit,te mbetur ne kufinj dhe aeroport!

Une kam kaluar shume sfida jetesore, ball per ball vdekjes me forcat serbe per lirine e Kosoves!

Ne fakt as vete nuk e kuptoj arsyen se si mbeta gjalle!

Ju lutemi per kujdes te shtuar, ruajeni veten dhe familjet tuaja!

Ju dua shume!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të…