FALEMINDERIT KOMANDANT SELAMI NEZIRI – AGRON HOXHA

18 prill 2026 | 12:14


Ismet Sylejmani

Në rrugëtimin e vështirë, por të lavdishëm të luftës sonë çlirimtare, çdo detyrë që i besohej një luftëtari nuk ishte vetëm një vlerësim personal, por mbi të gjitha një barrë e shenjtë përgjegjësie ndaj popullit Atdheut dhe Kombit!

Me respekt dhe mirënjohje të thellë, falënderoj Antarin e Shtabit të Zonës Operative të Karadakut e Komandant të Brigadës “Gursel e Bajram Sylejmani” Shokun e Bashkëluftëtarin Selami Neziri-Agron Hoxhën për besimin e treguar ndaj meje atëherë më 18 Prill 1999, duke më propozuar për detyrën e Shefit për Informim e Zëdhënës të Shtabit e të Zonës!

Propozimi nuk është vetëm nder për mua, por edhe një dëshmi e besimit që ndërtohet në sakrificë, përkushtim dhe qëndresë të përbashkët përballë falangave të pushtuesit serb në Kosovë!

Ishte një thirrje për të qenë në lartësinë e kohës, për të mbrojtur të vërtetën, për të informuar drejt dhe për të përçuar zërin e drejtë të luftës sonë çlirimtare!
Shpresoj dhe besoj se e kam arsyetuar besimin e propozuesit Komandant Agronit dhe aprovimin e propozimit nga Komanda e Shabit, por edhe ia kam arritur qëllimit në mbulimin me sukses të Sektorit tim!

Në kohë sfidash dhe përballjesh, fjala e saktë dhe informimi i drejtë e i shpejtë, janë armë po aq të rëndësishme sa çdo mjet tjetër në shërbim të luftës së armatosur për liri e çlirim nga pushtuesi!

Prandaj, këtë detyrë ateherë dhe sot i konsideroj si mision për të qenë zë i së vërtetës, për të ruajtur dinjitetin e luftës dhe për të forcuar unitetin ndërmjet luftëtarëve dhe popullit, por edhe për të informuar opinionin kombëtar dhe atë botëror për luftën në Kosovë!

Edhe njëherë, nga largësia e 27 viteve në mes, faleminderit Antari i Shtabit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, Shoku e Bashkëluftëtari Selami Neziri, që më ke propozuar Shef për Informim të Shtabit e të Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!
Nderim të përjetshëm luftëtarëve të lirisë!

Ish-Zëdhënës i ZOK të UÇK-së,
Gjilan, 18 Prill 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një incident i pazakontë ka ndodhur në Gjakovë, ku një…