Ambasadori i Norvegjisë: Luftojeni korrupsionin

17 korrik 2019 | 14:23

Në Ministri të Mbrojtjes u mbajt konferenca “Lansimi i planit të integritetit 2019-2022”, ku morën pjesë Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, zëvendësministri Burim Ramadani, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë Per Strand Sjaastad, Svein Eriksen këshilltar i lartë i Qendrës së Integritetit në Sektorin e Mbrojtjes (CIDS) nga Ministria e Mbrojtjes së Norvegjisë, atashe ushtarak si dhe gjeneralë të FSK-së, oficerë dhe zyrtar të NALT-it, përfaqësues të shoqërisë civile, oficerë të FSK-së dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në fjalën e hapjes së konferencës lansimi i planit të integritetit të Ministrisë së Mbrojtjes, Faruk Geci, ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, duke folur për rëndësinë e këtij plani, ka thënë se një ndër mekanizmat e nevojshëm, krahas mekanizmave tjerë për funksionim dhe kontroll të brendshëm, padyshim ka qenë themelimi i mekanizmit për avancim të integritetit në këtë ministri.

Në konferencën e lansimit të planit të integritetit të Ministrisë së Mbrojtjes, duke folur në kontekst më të gjerë institucional dhe shtetëror, ministri Rrustem Berisha ka thënë se ky plan është derivat i politikave të Ministrisë së Mbrojtjes në funksion të fuqizimit dhe zhvillimi të mëtutjeshëm të institucionit që drejton konform misionit të ri.

Ai ka thënë se plani i integritetit zë vend të rëndësishëm në kuadër të dokumenteve strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe është në përputhje me Strategjinë Kundër Korrupsionit në nivel të shtetit.

“Integriteti është një vlerë që duhet të mishërohet në punën tonë ditore. Integriteti ngërthen angazhimin individual dhe institucional në funksion të kryerjes së detyrave në përputhje me konceptin e sundimit të ligjit. Plani si i tillë parasheh masa konkrete në drejtim të përmirësimit dhe fuqizimit të segmenteve të rëndësishme në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe në nivel të Forcës. Është e rëndësishme që realizimi i këtyre masave ta avancojë menaxhimin e burimeve njerëzore, prokurimit, financave, kontrollit të brendshëm dhe të aseteve”, ka thënë ministri Berisha.

Ndërsa, ambasadori i Norvegjisë në Republikën e Kosovës, Per Strand Sjaastad, ka thënë zbatimi i ligjit në rend të parë është detyrim. “Kosova në vazhdimësi ka bërë përpjekje të mëdha për luftimin e kësaj dukurie, por ju sugjeroj që duhet organizuar plane strategjike më të shpeshta sikur kjo për luftimin e korrupsionit. Dihet edhe nga përvojat paraprake që luftimi i korrupsionit sjellë në vete edhe rreziqe, por kjo nuk do të thotë që duhet ndaluar së luftuari atë. Mbi këtë çështje, për luftimin e kësaj dukurie negative duhet punuar fuqishëm dhe bashkërisht”, ka thënë ambasadori Per Strand Sjaastad.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetë mijë njerëz do të duhet të lirohen çdo ditë…