Ambasadori i ri i Kosovës në Shqipëri pranon detyrën

28 tetor 2021 | 08:51

Skënder Durmishi ka marrë detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri.

Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në Shqipëri, i uroi mirëseardhje Durmishit.“Bisedova me ambasadorin Durmishi dhe Koordinatorin për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve tona, Gentian Sala, mbi rëndësinë që ka forcimi i bashkëpunimit në fushat prioritare”, ka shkruar Spiropali në Facebook.

“Ky bashkëpunim ka patur dhe do ketë angazhimin e plotë të qeverisë dhe të Kuvendit për çdo iniciativë, marrëveshje, politikë apo projekt që i shërben ardhmërisë dhe njerëzve në të dyja anët e Kombit”, shtoi ajo.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot dhe të premten…