Ekipe mobile në shtatë qytete të Kosovës për vaksinim

28 tetor 2021 | 08:49

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot dhe të premten në shtatë qytete do të ketë ekipe mobile të vaksinimit antiCOVID, duke filluar nga ora 10:00 deri në 17:30.

Vaksinimi antiCOVID me ekipe mobile do të bëhet në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan.

“Edhe një mundësi më shumë: Ekipet mobile të vaksinimit do të jenë sot në shtatë sheshe të qyteteve të Kosovës për të ju ofruar qytetarëve vaksinimin kundër COVID-19.

Ndërkohë, të gjitha qendrat e vaksinimit, gjithashtu, vazhdojnë të ofrojnë shpejt, lehtë dhe sigurt vaksinimin për çdo qytetar, sikurse deri më tani.

Vaksinohuni për të mbrojtur veten, familjen dhe të tjerët!”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pompat e naftës në shumë pjesë të Kinës kanë filluar…