Kina kufizohen sasinë e derivateve që mund të blihen

28 tetor 08:48

Pompat e naftës në shumë pjesë të Kinës kanë filluar që t’i kufizojnë sasitë e blerjes nga klientët pas rritjes së kostos dhe rënies së furnizimeve.

Disa vozitës kamionësh po detyrohen që të presin disa ditë për t’i mbushur mjetet e tyre, sipas postimeve në rrjetin e famshëm social në Kinë, Weibo.

Kina tash për tash ndodhet në një krizë masive energjetike për shkak të mungesës së thëngjillit dhe gazit natyror, duke lënë shumë shtëpi pa rrymë e duke detyruar fabrikat që të mbyllen, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Në Kinë, kamionëve po u lejohet blerja e më së shumti 100 litrave, që janë rreth 10 për qind e kapacitetit, tha një biznesmen nga provinca Hebei për mediet lokale.

Në pjesë të tjera të vendit, raportet thonë se furnizimi është edhe më i kufizuar, sepse vozitësve po u lejohet blerja e më së shumti 25 litrave.

Në qytetin Fuyang, një medium lokal ka raportuar se pompat e naftës po e kufizojnë sasinë e blerjes ose po i ngarkojnë vozitësit me një lloj takse shtesë prej 300 juanësh (rreth 47 dollarë) për t’i mbushur rezervuarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe…