Ambasadori Kapiti tregon pamjet e ambasadës së re në Londër: Së shpejti në shtëpinë e re të Kosovës

11 prill 2023 | 19:00

Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, ka bërë të ditur se ambasada e Kosovës do të ketë një lokacion të ri dhe një objekt të ri në Londër.

Ai ka publikuar fotografitë e vilës së blerë nga aktori i njohur irlandez, Spike Milligan.

Më tej Kapiti tha se dyert e ambasadës së re do të jenë të hapura për mërgimtarët që vazhdojnë të kontribuojnë për Kosovën.

“Së shpejti në shtëpinë e re dhe të përhershme të Republikës së Kosovës – në Mbretërinë e Bashkuar. Si gjithnjë, dyert tona do të jenë të hapura për mërgatën e cila gjithmonë ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuoj për Kosovën. Marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar do të forcohen edhe më tej – Urime Kosovë!” – ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor ishin sot në qendër të takimit…