Ambasadori Kiçmari akreditohet ambasador jorezident në Republikën e Ishujve Marshall

25 tetor 2022 | 10:46

Ambasadori i Republikës së Kosovës, Dr. Sabri Kiçmari, i ka dorëzuar letrën kredenciale Presidentit të Republikës së Ishujve Marshall, Shkëlqësisë së Tij, David Kabua, përmes të cilës ai është akredituar si Ambasador jorezident në këtë shtet.

Në fjalën e tij në aktin e dorëzimit të letrës krendenciale, ambasadori Kiçmari ka përcjellë mesazhe miqësie dhe bashkëpunimi nga Kosova në të mirë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe dy popujve tanë. Ndër të tjera, ai ka deklaruar se edhe pse dy vendet gjenden larg njëri-tjetrit në rrafshin gjeografik, ndajnë vlera të përbashkëta për paqen, bashkëpunimin dhe mirëqenien në botë.

Presidenti Kabua i ka shprehur mirëseardhje ambasadorit Kiçmari në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Ishujve Marshall, duke e falënderuar për angazhimin e tij për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet evropiane të gazit natyror kanë rënë nën 100 euro…