Ambasadori kinez në Beograd: Duhet kohë e gjatë për marrëveshjen Kosovë-Serbi

29 korrik 2018 | 15:01

Ambasadori kinez në Beograd, Li Mancheng, ka thënë se arritja e një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë do të marrë kohë më shumë se disa muaj.

Krejt kjo, sipas tij, është për shkak të rëndësisë dhe brishtësisë së kësaj çështje.

“Për një pikëpyetje aq të madhe, nuk duhet të lejohet që çështja të zgjidhet brenda pak muajsh. Normalisht, nëse Beogradi dhe Prishtina pajtohen në 10 ditë, i përgëzoj”, ka thënë Mancheng.

“Kina ka pritur gati 100 vjet për ta zgjidhur problemin me Hong Kongun, dhe një çështje e tillë është zgjidhur më 1997”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Kosova është çështja kryesore për shtetin serb, duke përsëritur se nuk duhet dhënë afate për arritjen e marrëveshjes së pritur, transmeton “lajmi.net”.

“Është opinioni personal, jo zyrtar. Kur është puna te çështja e Kosovës, kjo i referohet sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, kjo është çështja kryesore për këtë shtet, Qeverinë dhe njerëzit këtu”, ka thënë Mancheng.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se…