Ambasadori Kosnett: Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova

20 nëntor 2020 | 11:45

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se dëshiron që t’i sigurojë të gjithë se Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova.

Ai gjatë konferencës “Diaspora Flet 2020” ka thënë se dëshiron që të lë shenjë edhe në angazhimin e diasporës përmes një programi të veçantë që angazhon të rinjtë jashtë vendit.

Ndërkohë ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka folur për situatën në Shqipëri dhe rolin e diasporës shqiptare, raporton “Epoka e re”.

Ajo ka thënë se diaspora duhet të luaj rol të rëndësishëm në zhvillimin e institucioneve demokratike, me theks ato të drejtësisë. “Diaspora duhet të fokusohet në disa shtylla dhe t’i shtyj përpara ato”, ka thënë ambasadorja Kim.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë personalitete të shquara të jetës politike shqiptare, duke përfshirë edhe ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Jahjaga me ambasadorët amerikanë bisedon për rëndësinë e diasporës shqiptare

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu i është drejtuar…