Ambasadori Kosnett: Ka qenë nder i madh shërbimi në Kosovë

17 shtator 2021 | 09:37

Të qenët ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka qenë një “nder i madh”, ka thënë ambasadori në largim, Philip Kosnett.

“Largohem i bindur në aftësinë e popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.

Ambasadori në largim ka thënë se zëvendësi i tij, Nick Giacobbe, do të jetë i ngarkuar me punë deri në ardhjen e ambasadorit të ri.

Mandati trevjçar i Kosnettit përfundon në fund të vitit.

Ambassadori i ri i ShBA-së në Kosovë është emëruar Jeffrey M. Hovenier, por ai duhet të konfirmohet nga Senati amerikan.

Në një intervistë të mëhershme për “Radion Evropa e Lirë”, Kosnett ka thënë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nuk mund të arrihet pa kompromise nga të gjitha palët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të mbajë konferencë…