Ambasadori Kosnett: ShBA-ja, thellësisht e përfshirë në procesin e dialogut

16 maj 2019 | 18:01

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë “thellësisht të përfshira” në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili zhvillohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE).

Në këtë kontekst, ambasadori Kosnett, ka thënë se ShBA-të bashkëpunojnë me përfaqësuesit e të dyja vendeve.

Në një intervistë për “Radio Gorazhdevcin”, ambasadori Kosnett ka përkujtuar se presidenti amerikan, Donald Trump, u kishte shkruar presidentëve të dyja shteteve, Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, ku ka theksuar rëndësinë e procesit të dialogut dhe angazhimit të ShBA-së për të ecur përpara në procesin e dialogut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Gjilanit pas disa rezultateve negative ka arritur sot…