Ambasadori Malazogu mbjell qershi për 10-vjetorin e miqësisë Kosovë-Japoni

25 prill 2019 | 11:15

Ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu, me rastin e 10-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve, ka mbjell qershinë japoneze në Inawashiro.

Sipas Ambasadës së Kosovës në Japoni, Malazogu, ishte pjesë e kësaj ceremonie me ftesë të Fondacionit japonez Sakura dhe Listel Hotels.

“Me rastin e 10-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Japonisë dhe me ftesë nga Fondacioni Japonez Sakura dhe Listel Hotels, Ambasadori Malazogu ishte pjesë e ceremonisë për mbjelljen e qershisë japoneze në Inawashiro të Prefekturës së Fukushimas ku mbolli dy qershi japoneze pranë gurit memorial”.

“Ceremonia mblodhi Kryetarin e komunës Inawashiro, zyrtarë të shumtë, biznese, si dhe dy mbretëresha të sakurës, Dea Luma nga Kosova dhe Risako Takenaka nga Japonia”.

“Malazogu takoi zyrtarë të ndryshëm nga Prefektura e Fukushimës si dhe vizitoi një institucion për përkujdesje të të moshuarve”, është thënë në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Japoni të postuar në llogaritë zyrtare në “Facebook” dhe “Twitter”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë pas 3 vjetësh SHBA-të dërgojnë në…