Ambasadori rus në Serbi: S’mund të flitet për tregtim të Kosovës me Donbasin

30 tetor 2022 | 13:42

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksander Botsan-Kharchenko, ka thënë se pretendimet e analistëve perëndimorë se Moska do të tregtojë Kosovën në këmbim të Donbasit dhe territoreve të tjera nuk kanë të bëjnë me realitetin.

“Nuk flitet dhe nuk mund të flitet për ndonjë tregti”.

“Qëndrimi i Rusisë për çështjen e Kosovës është parimor dhe konsistent, i pavarur nga konjuktura. Ne avokojmë për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme, të pranueshme reciprokisht ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në koordinatat ligjore ndërkombëtare, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar”, ka thënë Botsan-Kharchenko për gazetën beogradase “Politika”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë…