Ambasadorja amerikane në Mal të Zi blen burek shqiptari

26 shkurt 2021 | 14:37

Ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke , ka vizituar furrën e një shqiptari, ku edhe ka blerë burek.

Ajo në llogarinë e vet në “Twitter” ka treguar për ndalesën që ka bërë në këtë furrë, ku ka takuar edhe takoi pronarin e saj, Latif Muhadri, i cili ofron bukë falas për njerëzit që kanë nevojë.

“Unë sot takova një njeri të mirë. Furrtari Latif Muhadri ofron bukë falas për këdo që ka nevojë, prandaj u ndala për të mësuar më shumë. Jam prekur duke parë njerëzit në Mal të Zi por edhe në vendlindje në Shtetet e Bashkuara që shtrijnë dorën e ndihmës në kohë të vështira. (P.S. Unë e pagova vetë burekun tim të shijshëm – ia vlen çdo cent#NovaMoba”,  ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca lidhur me…