Gjini për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Me diplomaci të dështuar nga Qeveria Kurti u hapet dera provokimeve

16 nëntor 2026 | 00:22

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Gjini e ka cilësuar këtë veprim fyerje të rëndë ndaj Kosovës, duke kërkuar sqarime nga Komisioni Evropian.

“Të lejosh këngën nacionaliste serbe në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së, nën organizimin e Komisionit Evropian dhe Marta Kos, është fyerje e rëndë ndaj shtetit tonë. Brukseli duhet të japë sqarim për këtë lëshim”, ka shkruar ai.

Megjithatë, kritikat e tij janë drejtuar edhe ndaj Qeverisë Kurti, të cilën e ka akuzuar për diplomaci të dështuar dhe dëmtim të marrëdhënieve me aleatët.

“BE sonte tregoi se nuk po e merr seriozisht Kosovën, e kjo nuk ndodh rastësisht. Kur vetë qeveria jonë sillet me papërgjegjësi dhe nuk e merr seriozisht shtetin e vet, nuk mund të presim që të na marrin seriozisht të tjerët”, ka deklaruar Gjini.

Sipas tij, politika e jashtme e Qeverisë ka krijuar hapësirë për provokime të tilla.

“Me diplomaci të dështuar, me raporte të prishura me aleatët dhe me Kosovën e lënë jashtë tavolinave kryesore, kjo qeveri ia ka hapur derën provokimeve të tilla në mes të Brukselit”, ka shkruar ai.

Gjini ka kërkuar reagim urgjent institucional, duke paralajmëruar se pasojat e asaj që ai e cilëson qeverisje të papërgjegjshme i bart e gjithë Kosova.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
“SpaceX” i Elon Musk rikuperoi me sukses pjesën e sipërme…