Ambasadorja amerikane, partive politike: Është koha të mos këmbëngulni për pozicionet e pazbatueshme

01 qershor 2020 | 12:01

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar për mungesën e një marrëveshjeje gjatë mbledhjes të së dielës të Këshillit politik për reformën zgjedhore.

Ajo ka thënë se është koha që partitë politike të mos këmbëngulin në pozicionet të cilat janë të pazbatueshme.

“Të gjitha palët kanë treguar se po lëvizin dhe janë shumë pranë. U vendos një objektiv dhe u vendos një afat – 31 maji. Është koha të mos këmbëngulni për pozicionet e pazbatueshme dhe/ose të vendosni kushte të reja. Është koha të mbani fjalën që i keni dhënë popullit shqiptar. Koha për të arritur marrëveshje”, ka shkruar ambasadorja amerikanë në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, dhe katër anëtarë të familjes…