Ambasadorja Çitaku: Kursehuni nga sulmet ndaj BE-së dhe NATO-s

14 dhjetor 2018 | 15:48

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të kursehen nga deklaratat dhe sulmet ndaj Bashkimi Evropian dhe NATO-s.

Ajo ka thënë se në këto dy organizata vendimet merren me konsensus, prandaj përderisa në mesin e tyre ka shtete që nuk e kanë njohur Kosovën sipas Çitakut, janë të natyrshme reagimet lidhur me formimin e ushtrisë.

“Ju lutem kursehuni nga deklaratat dhe sulmet ndaj BE-se dhe NATO-s. Në këto organizata ku ne aspirojmë të anëtarësohemi, vendimet merren me konsensus. Përderisa ka shtete jonjohëse brenda tyre, deklaratat nuk mund të jene ndryshe nga ato që i dëgjuam këto dite. Edhe Amerika është NATO. Edhe Gjermania është BE”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Ismet Sylejmani ka uruar qytetarët me rastin e votimit…