Ambasadorja Çitaku: Mohimi i masakrës së Reçakut nga Vuçiqi, çmenduri totale

05 dhjetor 2019 | 17:03

Ish-ministri nga radhët e Listës Serbe, Ivan Teodosijeviq, është dënuar sot me dy vjet burgim pasi e kishte quajtur masakrën e Reçakut një “fabrikim”.

Për dënimin e Teodosijeviqit, ka reaguar të enjten kryetrari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, duke përsëritur të njëjtën deklaratë skandaloze të Teodosijeviqit.

Ndaj këtyre reagimeve ka reaguar ambasadorja e Republikës së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku. Ajo ka thënë se deklarata e Vuçiqit për masakrën e Reçakut është çmenduri.

“Presidenti i Serbisë sapo ka deklaruar që Masakra e Reçakut është një krim i fabrikuar. Kjo është një çmenduri totale”.

“Reçaku ishte një tragjedi e cila shpalosi dhe zbuloi para syve të botës egërsinë e vërtetë të regjimit serb në Kosovë”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e vet në “Twitter”.

Çitaku ka thënë se deklarata të tilla janë një turp për Serbinë dhe se mohimi i krimeve të kryera nga forcat serbe është i papranueshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti i Bosnje dhe Hercegovinës të enjten ka zgjedhur kryeministrin…