Ambasadorja Çitaku: Sot mbahet një seancë koti në Këshillin e Sigurimit

07 shkurt 2019 | 15:48

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, ka thënë se sot në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) do të mbahet një seancë koti, të cilën e ka kërkuar Serbia për të diskutuar për Kosovën.

Çitaku në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se është e neveritshme se si  Këshilli i Sigurimit po shndërrohet në teatër për t’i mundësuar Serbisë përsëritjen e gënjeshtrave.

“Sot edhe një seancë koti. Pa rëndësi dhe pa asnjë nevojë. E neveritshme të shihet se si Këshilli i Sigurimit po shndërrohet në teatër ku i mundësohet Serbisë të përsërisë gënjeshtra në të cilat nuk beson as vet”, ka shkruar Çitaku.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me…