Ambasadorja e Kosovës falënderon Çekinë për mbështetjen për vizat dhe rrugën drejt BE-së

08 gusht 2022 | 23:18

Ambasadorja e Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysa, është takuar me shefen e kabinetit të Qeverisë çeke, Jana Kotalikova.

Iberhysa përmes një postimi në “Twitter”, ka shkruar se kanë diskutuar për liberalimizimin e vizave të Kosovës dhe situatën aktuale në Ballkan.

“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Republikës së Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovës dhe rrugën drejt BE-së. Mezi presim të vazhdojmë të punojmë për të forcuar bashkëpunimin dhe për t’i afruar vendet dhe popujt tanë”, ka shkruar Iberhysa në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i PSG-së dhe autori i dyfishtë i golave në…