Ambasadorja e Kosovës në Romë: Jam krenare dhe e lumtur të dëshmoj sukseset e bashkatdhetarëve tanë në Itali

01 prill 2022 | 14:47

Ambasadorja e Kosovës në Romë të Italisë, Lendita Haxhitasimi ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të selisë së Impresa Edile Goni S.r.l në qytetin Goricias të Italisë me pronar shqiptarët nga Kosova, vëllezërit Mefail dhe Egzon Thaqi. Në këtë event përpos ambasadores Haxhitasimi, të pranishëm ishin edhe ambasadori i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku, Burim Qorri, deputeti italian Germano Pettarin, i cili njëherit është edhe Kryetari i Grupit Ndërparlametar të Miqësisë Itali-Kosovë, Kryetari i Komunës së Goricias,  Rodolfo Ziberna, Kryetari i Komunës së Triestes, Roberto Dipiazza, kryetari i Këshillit të Mësuesve të Venetos, Ragip Thaqi, pastaj nga Kosova, veprimtari e ish i burgosuri politik shqiptar, Bislim Zogaj si dhe shumë mysafir tjerë të ftuar.

Ambasadorja Haxhitasimi në llogarinë e vet në “facebook”, për këtë event ka bërë një postim të gjatë duke falënderuar të gjithë të pranishmit si dhe duke i uruar suksese ndërmarrësit, Mefail Thaçit dhe familjes së tij, të cilët kanë ardhur në Itali në vitin 1998 dhe sot, falë përkushtimit të palodhur, kanë arritur të jenë lider në ndërtimtari në rajonin e Friuli-Venezia Giulia, ku ofrojnë punësim dhe mbështetje edhe për shumë bashkatdhetarë nga Kosova që jetojnë në këto zona, duke kontribuar njëkohësisht në veprat publike dhe private të këtij rajoni italian.

Postimi i plotë i ambasadores Lendita Haxhitasimi:

Mbrëmë pata nderin të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të selisë së re të ndërmarrjes kosovare Impresa Edile Goni S.r.l në qytetin e Goricias, ku së bashku me autoritet e larta vendore italiane ishim të ftuar në këtë aktivitet.

Themeluesi i kësaj ndërmarrje, z. Mefail Thaqi, së bashku me vëllaun Egzonin, vajzën Edonën dhe të gjithë familjen e tij, dhuruan emocione të veçanta me historinë e tyre të suksesit. Familja Thaqi ka ardhur në Itali në vitin 1998 dhe sot, falë përkushtimit të palodhur, ka arritur të jetë lider në ndërtimtari në rajonin e Friuli-Venezia Giulia, ku ofrojnë punësim dhe mbështetje edhe për shumë bashkatdhetarë nga Kosova që jetojnë në këto zona, duke kontribuar njëkohësisht në veprat publike dhe private të këtij rajoni italian.

Suksesi i familjes Thaqi është dëshmi e gjallë e vlerave dhe kontributit të diasporës tonë, e cila pa harruar asnjëherë Kosovën, angazhohet me përkushtim dhe vendosmëri duke u bërë shembull integrimi në indin social dhe ekonomik të vendeve ku jetojnë.

Për të nderuar familjen Thaqi në këtë mbrëmje festive, të pranishëm ishin edhe Deputeti Guido Germano Pettarin, i cili njëherit është edhe Kryetari i Grupit Ndërparlametar të Miqësisë Itali-Kosovë, Kryetari i Komunës së Goricias, z. Rodolfo Ziberna, Kryetari i Komunës së Triestes, z. Roberto Dipiazza, Kryetari i Këshillit të Mësuesve të Venetos, z. Ragip Thaqi. Falenderoj përzemërisht për prezencën edhe kolegun, Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Slloveni Valdet Sadiku, i cili së bashku me stafin e Ambasadës në Slloveni, me praninë e tyre në këtë aktivitet dëshmuan ndjeshmërinë dhe gatishmërinë e institucioneve tona ndaj komunitetit kosovar të rajoneve limitrofe.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe pemë

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe pemë

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 13 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për më shumë se një vit, vaksinimi kundër Covid-19 ka…