Ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri: Rol të madh në kapjen e drogës luajti edhe DEA

18 maj 2021 | 13:57

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pas kapjes së 400 kilogramëve kokainë në Kosovë.

Kimi ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se kapja e drogës ditën e djeshme ka ndodhur  si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë në mes të Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe ShBA-së.

Diplomatja amerikane, ka thënë se në aksion ka luajtur rol të madh edhe Agjencia Federale e Anti-Drogës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (DEA), si dhe Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri të njohur (SPAK).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me…