Ambasadorja Kiliç mbetet nën kujdesin intensiv

17 nëntor 2018 | 12:34

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilicim Kiliç, vazhdon të jetë nën kujdesin intensiv në QKUK pas aksidentit të mbrëmshëm në komunikacion.

Këtë për “klankosova.tv” e konfirmoi mjeku, Agron Çitaku, i cili mbrëmë e kishte trajtuar ambasadoren, njofton Klan Kosova.

“Unë e kam pranuar dje rastin dhe e kam mbikëqyrë gjendjen, pastaj ka ardhur ndërrimi tjetër. Momentalisht nuk kam informacione pasi që ambasadorja gjendet nën kujdesin intensiv e jo në urgjencë”, ka deklaruar ai.

Si pasojë e aksidentit ku ishte e përfshirë edhe Kiliç, humbën jetën katër persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë…