Vdes personi i katërt në aksidentin e Mramorit

17 nëntor 2018 | 12:28

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare ka ndërruar jetë viktima e katërt e aksidentit në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

“Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes jetë ka ndërruar njëri vozitës mashkull dhe një pasagjere femër K/Shqiptare, ndërsa dy pasagjerët, një mashkull dhe një femër K/Shqiptar, kanë ndërruar jetë në QKUK. Gjithashtu si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona tjerë të përfshirë në aksident, 4 (katër) persona dy meshkuj dhe dy femra turq/shtetas të R. Turqisë, si dhe dy persona meshkuj K/Shqiptar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, tri automjete janë përfshirë në aksident, në mesin e tyre edhe një me targa diplomatike, në të cilin ka qenë ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilicim Kiliç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izmi Zeka  Çdo ditë e historiografisë shqiptare është e mbushur…