Ambasadorja Kim në Durrës: Shpresoj që qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës

06 mars 2022 | 14:08

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ndodhet në Durrës ku po vëzhgon procesin e zgjedhjeve.

Ajo ka shpërndarë disa fotografi në rrjetet sociale nga puna në terren. Po ashtu, Kim u ka bërë thirrje qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e votës.

“Stafi i Ambasadës së ShBA po vëzhgon votimin në të gjashtë bashkitë. Kam kënaqësinë të jem në Durrës. Është veçanërisht e mrekullueshme të shohësh kaq shumë të rinj aktivë sot, qofshin votues, komisionerë zgjedhorë apo vëzhgues. Shpresoj që të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Është e rëndësishme që zyrtarët të sigurojnë që votuesit të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera”, ka thënë ambasadorja Kim. /tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se raketat ruse…