Ambasadorja Rudi prezanton letrat kredenciale në Honduras

27 janar 2018 | 12:27

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi, i dorëzoi sot letrat kredenciale si ambasadore jo-rezidente pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hondurasit.

Në një ceremoni të organizuar me këtë rast, ambasadorja Rudi ia dorëzoi kopjet e letrave kredenciale Sekretares së Shtetit për Marrëdhënie me Jashtë në Qeverinë e Hondurasit, Maria Dolores Aguero Lara.

Ambasadorja e falënderoi zonjën Aguero dhe Qeverinë e Hondurasit për bashkëpunimin në rrafshin bilateral dhe multilateral. Ajo gjithashtu veçoi angazhimin e shtetit të Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe me Republikën e Hondurasit në rrafshin politik, ekonomik e kulturor.

Ambasadorja Rudi dhe Sekretarja Aguero biseduan edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët duke mëtuar përafrimin e mëtejmë të dy vendeve përmes vizitave, marrëveshjeve dhe shkëmbimeve.

Me rastin e dorëzimit të të letrave kredenciale Ambasadorja Rudi ua përcolli nikoqirëve edhe ftesën e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Rëpublikës së Kosovës zotëri Behgjet Pacolli për pritjen shtetërore të shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës që do të mbahet me 18 shkurt në Prishtinë.

Me dorëzimin e letrave kredenciale, Republika e Kosovës tani zyrtarisht përfaqësohet në nivel ambasadorial edhe në Republikën e Hondurasit, pas njohjes nga ky shtet në vitin 2010.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Përkujtimit të…