Amber e ‘dërrmuar’ ekonomikisht, ku do të gjejë 10.4 milionë dollarë për të paguar ish-bashkëshortin?

06 qershor 2022 | 13:34

Që pas humbjes së gjyqit të famshëm me ish-bashkëshortin, për Amber Heard nuk po shkojnë gjërat aspak mirë. Mediat e huaja shkruajnë se aktorja me famë botërore është “dëmtuar” ekonomikisht, pasi duhet të paguajë Johnny Depp, ky i fundit fitoi gjyqin kundër saj.

Sipas burimeve pranë saj, e gjithë kjo vjen nga shpenzimet e mëdha për udhëtime, veshje, verë dhe dhurata. E si pasojë, tano ajo është në vështirësi edhe për pagesën ndaj avokatëve të saj.

Për më tepër, asaj iu desh të ndryshonte përfaqësimin ligjor për gjyqin gjashtë-javor. Por edhe nëse tarifat e saj të avokatëve mbulohen, ku do t’i gjejë Amber Heard 10.4 milionë dollarët për të paguar Johnny-n?

Pasuria e saj neto tashmë vlerësohet të jetë jo më shumë se 2 milionë dollarë, sipas Celebrity Net Worth, e cila është shumë larg nga pasuria prej 150 milionë dollarësh që ka Johnny.

Në dokumentet e gjykatës të zbuluara gjatë gjyqit, Heard fitoi vetëm 1 milion dollarë kur luajti përballë Jason Momoa në filmin Aquaman dhe 2 milion dollarë të tjerë për vazhdimin, pavarësisht se roli i saj u reduktua në mënyrë drastike, gjë që Amber beson se ishte për shkak të marrëdhënies së saj me Depp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…