Amber shokon me deklaratën: Johnny ka dhunuar vajza të tjera, por ato kanë frikë të flasin

20 qershor 2022 | 15:15

Amber Heard ka bërë deklaratën e rradhës shokuese. E ftuar në “Dateline NBC”, aktorja tha se ish-të dashurat e Johnny Depp janë shumë të frikësuara për ta akuzuar publikisht për dhunë.

Gjatë intervistës moderatorja Savannah Guthrie tha se Heard është e vetmja grua që ka paraqitur akuza për abuzim kundër Depp dhe e pyeti pse askush tjetër nuk do të kishte folur nëse do të kishin kaluar të njëjtin trajtim të dhunshëm që ajo pretendon se ka kaluar.

“Shiko çfarë më ndodhi kur dola dhe fola. A do guxoje?”, u përgjigj Amber.

Heard tha gjithashtu se nuk u pendua për asgjë. “Unë e di se gjëja më e frikshme, më frikësuese për këdo që flet për dhunën seksuale është të mos besohet, të quhet gënjeshtar ose të poshtërohet,” tha ajo dhe shtoi se qëllimi i saj nuk ishte të hakmerrej. “Kjo do të ishte një mënyrë vërtet e keqe për t’u hakmarrë. Sado budallallëk të duket ta them këtë me zë të lartë, qëllimi im është dua që njerëzit të më shohin si qenie njerëzore”, tha ajo.Sipas Amber, Johnny ka dhunuar vajza të tjera, por ato kanë frikë të flasin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Edirne të Turqisë është duke u zhvilluar turneu i…