Amerika teston një raketë të re masive

07 shkurt 11:18

Kompania “SpaceX” e ka testuar një raketë të re masive, që është njëra nga më të mëdhatë, e cila është lansuar gjatë disa dekadave dhe më e madhja e të gjitha kohërave për kompanitë private.

Raketa me emrin, “Falcon Heavy”, është ngritur mbrëmë vonë nga Qendra e Gjithësisë Kennedy në Floridë, e cila është shfrytëzuar edhe nga agjencia NASA, para afro 50 vitesh, për lansimin e astronautëve për në Hënë.

Tetë minuta pas lansimit, dy mbështetëse anësore të raketës janë kthyer në Tokë, duke ateruar vertikalisht në qendrën e afërt, Cape Canaveral.

Raketa “Falcon Heavy” konsiderohet se është më e fuqishmja në botë, që është përdorë dhe është më e madhja e llojit të saj, pas raketave të tipit, Saturn V, të shfrytëzuara nga Agjencia e Gjithësisë e Shteteve të Bashkuara, e njohur me shkurtesën NASA, në fillim të viteve të 70-ta.

Kur kjo raketë të bëhet plotësisht operacionale, atëherë ky sistem do të përdoret kryesisht për lansimin e satelitëve të rëndë, të ngjashëm me ata që shfrytëzohen nga ushtria e Shteteve të Bashkuara dhe kompanitë e telekomunikacionit.

Kompania “SaceX” është e themeluar nga biznesmeni i Kalifornisë, Elon Musk, firma e të cilit, Tesla, ka ndihmuar në popullarizimin e përdorimit të automobilave elektrikë në Shtetet e Bashkuara.

Raketa “Falcon Heavy”, po ashtu, e ka bartur një version me ngjyrë të qershisë së kuqe të makinës, “Tesla Roadster”, të cilën kompania planifikon ta dërgoj në mision në Mars. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konservatorët e Angela Merkelit dhe socialdemokratët e Martin Shulcit kanë…