Amerikani hodhi gabimisht kursimet e një jete në koshin e mbeturinave

07 gusht 2019 | 11:39

Një shkujdesje për pak sa nuk i ka kushtuar kursimet e jetës një burri nga Oregoni në ShBA. 23 000 dollarë, të cilat i kishte kursyer ndër vite, i hodhi gabimisht në koshin e mbeturinave. Paratë ndodheshin në një kuti këpucësh. Gjithçka ndodhi të enjten e javës së kaluar dhe burri e kuptoi shumë shpejt çfarë kishte bërë, por ishte vonë. Kontejneri i mbetjeve të riciklueshme ishte ngarkuar në një kamion dhe ishte nisur drejt Kalifornisë. Ai telefonoi menjëherë kompaninë dhe kjo e fundit vuri në dijeni punëtorët e saj, por nuk ishte e lehtë. Por, megjithatë, fati ishte me të. Punëtorët arritën të gjenin të premten kutinë me para e cila udhëtoi e paprekur.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorët e fshatit Godmiaha në Kenia u tronditën kur një…