AMKMK fillon konservimin e shtëpisë së Fadil Muçollit në Paklek

26 qershor 2020 | 17:07

Sot ka filluar konservimi i shtëpisë ku u krye masakra e fshatit Paklek të Drenasit, me ç ‘rast u vranë dhe u dogjën 53 fshatarë. Këtë investim dhe përkujdesje është duke e bërë Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës të cilën e udhëheq Bislim Zogaj.

Në fillimin e punimeve morën pjesë, përpos drejtorit të AMKMK-së, Bislim Zogaj dhe stafit të tij edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, deputeti Ferat Shala dhe të pranishëm tjerë.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Bislim Zogaj, ka njoftuar se sot, kanë filluar punimet për konservimin dhe restaurimin e shtëpisë së Fadil Muçollit, ku u vranë dhe u dogjën 53 shqiptarë civil, ndër ta 23 fëmijë, nga mosha 6 muajsh deri në moshën 17 vjeçare. Në këtë shtëpi si dëshmi e asaj çfarë ka bërë okupatori serb mbetet gjaku i viktimave, i cili edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë i njomë. Ai gjak qëndron si dëshmi e terrorit që përshkruan Fadili, i cili në këtë masakër humbi: prindërit, katër motrat, gruan me tre djemtë dhe një vajzë, si dhe kunatën me dy vajza, bashkë me  bashkëfshatarët e tjerë. Nga kjo masakër kishte mbetur vetëm hiri i viktimave të pafajshme. Si pasojë, ai hi ishte varrosur në një varrezë të përbashkët e cila sot gjendet si memorial në këtë fshat.

Fadili sot shprehu mirënjohjen e tij për këtë intervenim në shtëpinë dhe historinë e familjes së tij. Përkundër dhimbjes së madhe për humbjen e familjes në mënyrën më mizore, atij sot iu kthye shpresa se gjurmët e krimit ndaj familjes së tij do të ruhen.

Sakrifica e fshatarëve të këtij lokaliteti si dhe e shumë ngjarjeve mizore që kanë ndodhur në Kosovë tregojnë historinë e tmerrit të popullit tonë për liri. Kjo është një dëshmi ndër shumë të tjera, që dëshmojnë se sa shtrenjtë e paguam lirinë.

Lavdi të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës!

Fotografia e Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës-AMKMK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyçi, ka…