Ana Kabashi, banorja e dytë në BBVK

05 dhjetor 2022 | 21:42

Këngëtarja Ana Kabashi është zyrtarisht vajza e parë që shkel në hapësirat e shtëpisë më të famshme në vend, atë të Big Brother VIP Kosova.

Ylli i hitit “Dashni” do të jetë pjesë e kastit VIP të këtij spektakli gjigant, ndërsa publiku do të ketë mundësinë ta njoh atë si personazh të përditshëm jashtë video klipeve dhe intervistave televizive.

Kabashi njihet për talentin e saj në të kënduar dhe gjatë kohës që ajo do të kalojë në shtëpi sigurisht që do t’i argëtojë edhe banorët, por edhe publikun me interpretimet “Live”.

Ndiqeni Big Brother VIP Kosova përmes ekranve të Klan Kosova dhe ArtMotion.

Rep artisti i famshëm kosovar Getinjo, bëhet banori i parë që futet në hapësirat e shtëpisë më me nam të momentit, atë të Big Brother VIP Kosova.

Ylli i hitit “Pare” tanimë zyrtarisht konkurron për çmimin prej 200.000 eurosh të vëllait të madh.

Shtëpia madhështore e vendit sapo hapi dyert me një super spektakël.

Big Brother VIP Kosova nisi transmetimin me një show fantastik me nikoqirët, Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi.

Big Brother vjen për herë të parë në Kosovë me një shtëpi që u cilësua si ndër më të bukurat e viteve të fundit dhe me një shpërblim 200 mijë euro për fituesin – çmim ky më i madhi i dhënë ndonjëherë në rajon në kësi lloj formati, njofton Klankosova.tv.

Rrini gati pasi shumë shpejt fillon edhe zbulimi i banorëve të shtëpisë gjigante.

Banorët do të mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në dy kanale në ArtMotion 24 orë çdo ditë të javës.

“Prime” do të ketë të hënave dhe të premteve, ndërkaq program special do të ketë të dielave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja Zymberi nga qyteti i Pejës, por me vendbanim në…