Anamneza e Politikës së Jashtme

24 nëntor 2023 | 21:38

Shkruan: Albert Prenkaj

“Draft Statuti i autonomisë nuk ofron autonomi për veriun e Kosovës”, “jo shumë i mirë” por tashmë të gjitha analizat orjentojnë se është e qartë se bëhet fjalë për “autonomi substanciale” për bashkësinë e komunave me shumicë serbe, dhe nuk është asociacion i dakorduar më 2013, por bëhet fjalë për nivel më të lartë menaxhues. Ky draft i negociuar nga palët është pra më shumë se asocim, është vetmenaxhim i nivelit të lartë autonom.

Siç thonë ambassdorët e akredituar në Kosovë, si dhe vet negociatori Beslimi nuk bëhet fjalë për “bazën e mirë për negocim”, por për implementim të marrëveshjes. Besoj se Politika e Jashtme e Kosovës e ka të qartë tashmë këtë, edhepse opinionit publik përpiqet të ia ruaj disponimin elektoral të para tre viteve.

Kërkesa për nënshkrim të marrëveshjes është e qartë
se është blerje e kohës e që është në sintoni me refuzimet në Beograd, meqë atje, por edhe këtu bëhet fjalë për retorika zgjedhore.

Dyshimet janë legjitime se me këtë retotikë zgjedhore në Serbi dhe në Kosovë, si dhe me diskursin e vringëllimave të armëve mundësitë janë të larta që konflikti të përfundon si pjesë e “tavolinës së madhe” të balansimit të intereseve dhe krijimit të rendit të ri botërorë.
Pyetje serioze është: i konvenon kjo bartje e konfliktit, Republikës së Kosovës të dalur me Deklarstën e Pavarësisë, 17 shkurt 2008?

Në këtë tavolinë “të madhe”, apo “Jalt të dytë” Ukraina (Donients, Dunbar, Danbas, Krime), Rep. Srpska në Bosnjëndhe Jercegovinë, pastja Kosova dhe Mali Zi; Gjeorgjia (Osetia jugore me Abhazinë); Izraeli (Bregu Perëndimorë, Gaza); Deti Kinez, Tajvani, dhe shumë gjeografi tjera do të trajtohen nëse veç tashmë nuk janë në trajtim.

Hyrja në vitin 2024, si vit zgjedhorë në BE dhe SHBA mund të jep hapësirë për destabilizime të reja, si xixa stralli për mini konflikte të reja. Kjo situatë mundd të ndryshon katërcipërisht pozicionin e SHBA-së poe dhe atë të BE-së dhe Britanisë së Madhe. Kundrimi mbi këto zona zjarri nga ai politik mund të
shndërrohet në puro çështje të sigurisë për SHBA, BE, Britaninë, Rusinë, Kinën, Iranin, Indinë, etj, siç është tashmë Izareli/Gaza apo Ukraina.

Kërkesat boshe për nënshkrim nga ana e Kurtit, për të ulur tensionet mbase edhe mund të merren parasyshë, si nënshkrime separate në mes ndërmjetësuesit me secilën palë veç e veç. Dhe kjo mund të jetë si masë preventive për të mos e ndërprerë procesin.

Nga këndvëstrimi i sigurisë, një shpërthim i konfliktit të hapur në Rajon, gjegjësisht ndonjë desant ushtarak nga Serbia edhe mund të konsiderohet i dëshiruar nga vet Kurti, si alibi për të arsyetuar qëndrimin e tij, e që është: mos-realizimin e autonomisë së negociuar dhe dakorduar, humbjen eventuale të territorit, dhe idenë elektorale të tij të “bashkimit me Shqipërinë”?

E tërë kjo pako mund të lexohet në sintoni të plotë me implementimin e idesë së Vuçiqit për shkëputjen e territorit si satisfakcion historik i Serbisë, pa asnjë reciprocitet territotial a politik.

Prapa perdeve të skenës publik, ithtarët e regjimeve në pushtet si në Kosovë dhe në Serbi tashmë marinojnë diskursin e një “luftë të re Shqiptaro-Serbe”, që do të krijon marrëveshje të re ndërkombëtarisht të pranueshme.

E si të lexohet mos realizimi i shpenzimeve që janë diku vetëm 28% nga totalit.

Blerja e armatimit “nga cilido”, “me çmime më të larta se asnjëherë dhe asnjëherë më shumë” janë indikative.

Siç alarmoi presidenti ukrainas Zelenski, vizita e shefit të NATOs, Stoltenberg në Rajon, Samiti i vendeve të NATO-s 4+1, në Maqedoninë e Veriut, si dhe analiza dhe informacie për përgatitjet serioze të Rusisë për destabilizim të rajonit janë në korrent me shtimin e interesimit për armatim si në Serbi ashtu në Kosovë.

Në këtë tendencë të ripërcaktimit të interesave në Rajon, një anamnezë e Politikës së Jashtme të Kosovës është imperativ për të qartësuar orjentimin, qëllimin dhe përfitimet eventuale, dëmet dhe pasojat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës në bashkëpunim me…