Ancelotti fjalë të mëdha për Hysajn

23 dhjetor 2018 | 00:54

Na ndajnë vetëm dhjetë ditë nga fundi i vitit, por njëkohësisht dhe hapja zyrtare e merkatos së dimrit.

Në Itali prodhohet vazhdimisht lajm, sidomos kur vjen fjala për ekipe elitare të Serisë A. Mes tyre është padyshim dhe Napoli, që gjatë kësaj kohe është në kreyfqen e lajmeve të transferimeve. As më shumë e as më pak, por gjithë vëmendja i kushtohet Elseid Hysajt, i lidhur me një transferim të mundshëm te Çelsi në Angli.

Ky transferim është shndërruar në “telenovelë” nëse do të kryhet apo jo, nëse është i mundur apo jo, kush e zëvendëson Hysajn, nëse ky i fundit ikën etj etj. Mirëpo të gjitha këtyre diskutimeve dhe pikëpyetjeve të ngritura, përgjigjen ua ka dhënë trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, gjatë konferencës së sotme për shtyp.

Shefi i stolit të Napolit i ka vënë kapakun gjithë zërave të merkatos, teksa është shprehur se në janar nuk do të ketë as afrime e as largime nga skuadra. “Askusha nuk do të mbrrijë në janar. Lojtarët aktual më kënaqin, janë konkurrues. Nëse do të ketë ardhje do të krijohen probleme në menaxhim, ndërsa një largim i mundshëm do ulte cilësitë”, është shprehur Ancelotti.

Më tej, trajneri i Napolit, u është përgjigjur gazetarëve kur këta të fundit i kanë përmendur Pavard, si një emër i mundshëm për të zëvendësuar Hysaj me shok në krahun e djathtë të mbrojtjes.

“Nëse unë them që më pëlqen Pavard, kjo do të ishte mungesë respekti për Hysaj, Malcuit dhe Maksimoviçin, për të cilët jam shumë i lmutur”, është shprehur Ancelotti.

Megjithatë, kjo deklaratë diplomatike e Ancelottit, mund të jetë një lloj kamuflimi për të fshehur lëvizjet në merkato, në lidhje me shitjen e Hysajt.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Ferizajt ka shpallur sportistët e vitit për 2018,…