Ancelotti kujton kohën kur ishte trajner i Bayernit: Shkarkimi ishte i hidhur

30 prill 2024 | 13:06

Muzika e Ligës së Kampionëve “zgjon” gjithnjë një “gjigant si Carlo Ancelotti, një ekspert kur bëhet fjalë për ndeshje të tilla, Sfida kundër Bayern Munich është një ndeshje e veçantë për teknikun italian pas përballet me të kaluarën e tij: “Është emocionuese të rikthyem në Mynih, kam kujtime të bukura, por edhe të hidhura si shkarkimi”, u shpreh fillimisht Ancelotti, duke u ndalur më pas te takimi i mbrëmjes së sotme:

“Kjo është një tjetër histori, duhet të mendojmë për të tashmen, jo për të shkuarën. Mungesa e Benzemas ka bërë që sulmi jonë të ndryshojë, tani jemi më të paparashikueshëm, por edhe Bayern ka sulmues të mëdhenj, kanë Harry Kane për shembull. Sot do të përballen dy ekipe me një histori kampionësh. Jo vetëm sulmi, por edhe mbrapa kemi qenë solid pavarësisht problemeve që kemi pasur, kemi gjetur ekuilibrin e duhur, shpresoj që edhe sot t’ia dalim. Bayern është një skuadër shumë e mirë, e paparashikueshme, një skuadër që luan një futboll të bukur”, u shpreh Ancelotti duke zbuluar më pas bastin që kishte vendosur me Valverden që do të fitonim me penallti me Manchester City: “Valverde ka bërë një sezon shumë të mirë, ka bërë mirë në disa role. Është një lojtar që më pëlqen shumë. Nuk kemi vendosur baste se sa gola do të shënonte këtë sezon. A i kam riparë penalltitë ndaj Man.City? Po i pashë, sepse live nuk i pashë”, theksoi ndër të tjera Ancelotti në konferencë për shtyp.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka…