Ancelotti: Mund të fitojmë në ‘Etihad’

10 maj 2023 | 10:59

Trajneri Carlo Ancelotti është optimist se Real Madridi mund të kualifikohet në finale, ani pse barazoi në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt (1-1).

“Parandjenjat janë të mira. Ne luajtëm, luftuam, e planifikuam mirë ndeshjen dhe kemi ndjesi të mira. Rezultati nuk na shpërblen. Në 30 minutat e para ne nuk ishim të shqetësuar, ishim të pozicionuar mirë në mbrojtje dhe prisnim momentin e duhur për të bërë një pasim efektiv. Ndeshja e dytë? Po, ne mund të fitojmë… Manchester City parandjenjën e një rezultati të mirë, po ashtu edhe ne. Ne luajmë jashtë shtëpisë, nuk kemi tifozë, por i kemi në zemër”, ka thënë Ancelotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka quajtur të…