Ancelotti: Ndaj Arsenalit loja zgjati vetëm 30 minuta

19 prill 2019 | 13:47

Napoli është eliminuar nga Liga e Evropës, pasi pësuan humbje edhe në ndeshjen e dytë nga Arsenali. Trajneri Carlo Ancelotti, ka thënë se skuadra e tij luajti mirë vetëm në 30 minutat e parë.

“Loja zgjati vetëm 30 minuta, ku bëmë shumë mirë, por pas golit të tyre, ndeshja mbaroi. Ishte normale, pasi na duhej të shënonim 4 gola, për të vijuar më tej dhe kjo minimizoi besimin te futbollistët e mi. Provuam të bëjmë diçka në fillim dhe krijuam disa raste, por nuk i shfrytëzuam. Në të tilla momente, është e rëndësishme që episodet t’i kesh në favor”, ka deklaruar Ancelotti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me…