Ancelotti në bisedime me Realin për rinovimin e kontratës

20 nëntor 2023 | 12:47

Carlo Ancelotti mund të jetë trajner i Real Madridit të paktën edhe në edicionin e ardhshëm. Në Spanjë raportohet se tekniku italian është në bisedime me klubin spanjoll për të rinovuar kontratën.

Ancelotti është pjesë e Realit nga viti 2021 dhe sukseset kanë qenë të mëdha në këtë periudhë. E kjo ka bërë që drejtuesit e “Los Blancos” të interesohen për të zgjatur edhe për dy vite kontratën me teknikun italian.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje mes klubit dhe lojtarit, teksa harmonia mes tyre shihet të jetë mjaft e mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e mesfushorit brazilian Raphinha mund të jetë sërish…