Ancelotti: Nuk largohem nga Reali vetëm nëse më shkarkojnë

13 shkurt 2023 | 11:05

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhnin atë me Brazilin, duke thënë se nuk do të largohet derisa të shkarkohet.

Italiani është lidhur me postin e Selecaos në javët e fundit, teksa Brazili kërkon një zëvendësues për Tite. Por, ai nuk po planifikon të largohet nga Real Madrid, ku ka një kontratë deri në vitin 2024, së shpejti.

“Unë nuk do të largohem nga këtu derisa të më shkarkojnë”, tha Ancelotti vonë të shtunën në mbrëmje.

“Jam i kënaqur që jam pjesë e historisë së Real Madridit”. “Kemi kaluar një kohë të mirë këtu në Marok, me shumë tifozë të Real Madridit që na mbështesin. Ne largohemi shumë të lumtur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri 28 vjet burgim, po kaq dhe tjetri. Njëri në…