Ancelotti: Reali do të luftojë për gjithçka

15 shtator 2021 | 12:02

Carlo Ancelotti ka theksuar se objektivi i Real Madridit në këtë sezon është të luftojë për Ligën e Kampionëve. Trajneri italian hezitoi të favorizojë ndonjë ekip për të fituar edicionin e këtij viti.

“Është e vështirë të thuhet nëse ka një ekip që është favorit”, ka thënë Ancelotti.

“Real Madridi do të konkurrojë si gjithmonë në garë. Ideja është që të garojmë në maksimum, sepse ne e dimë sa e rëndësishme është. Ne do të luftojmë për gjithçka. Është një garë që e bën Real Madridin shumë të emocionuar. Ne e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse Interi ka një ekip të madh, me një trajner të ri shumë entuziast”, ka shtuar Ancelotti.

Ancelotti gjithashtu diskutoi për formën e Vinicius në këtë fazë të parë të sezonit dhe tha se lojtari i tij ka qenë më klinik para portës këtë vit sesa sezonet e mëparshme, shkruan “Marca”.

“Të gjithë e shohin se ndryshimi i vetëm tani është se ai është më i ftohtë para portës”, ka deklaruar Ancelotti. Real Madridi do të luajë sot me Interin, me fillim nga 21:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat e policisë të Lezhës kanë arrestuar në flagrancë një…