Ancelotti rikthen Neymarin në Kombëtaren e Brazilit

19 gusht 2025 | 12:06

Pas një periudhe të gjatë jashtë Kombëtares për shkak lëndimeve dhe zgjedhjesh teknike, Neymar është pranë rikthimit me fanellën e Brazilit. Sipas asaj që raporton Ge Globo, ylli 33-vjeçar është përfshirë nga Carlo Ancelotti në listën parapake dhe pritet të jetë mes të thirrurve edhe në listën përfundimtare për dy ndeshjet që Brazili do të zhvillojë në muajin shtator.

Kjo kombëtare tashmë është kualifikuar për Botërorin 2026 dhe rikthimi i Neymarit shihet si një shtysë e rëndësishme, jo vetëm për aspektin sportiv, por edhe për motivimin e skuadrës. Kujtojmë se sulmuesi nuk ishte përfshirë në listën e qershorit nga Ancelotti, vendim i marrë pas një bisede mes trajnerit dhe ish-yllit të Barcelonës e PSG-së. Edhe më parë, në muajin mars, ai ishte thirrur në listën paraprake, por u detyrua të heqë dorë për shkak lëndimit.

Në javët e fundit, forma e Neymarit ka ardhur në rritje. Dygolëshi i shënuar ndaj Juventude në kampionat ka bindur Ancelottin se lojtari është sërish gati për të dhënë kontribut. Pas asaj performance, vetë futbollisti deklaroi hapur: “Të gjithë e njohin stilin tim. Jam gati, jam atlet dhe ndihem mirë. Tashmë është në dorën e tyre”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës…